INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Po luftoja i vetëm”, ish-lojtari tregon 'ferrin' në Manchester

“Po luftoja i vetëm”, ish-lojtari tregon 'ferrin' në Manchester

Publikuar më: 20:42 20-09-2018

Sulmuesi i Crystal Palace, Zaha, ka folur për periudhën e keqe që ka kaluar te Manchester United. Afrikani i shpejtë iu bashkua klubit të Old Trafford nga Palace më 2013 pasi kishte ndihmuar Shqiponjat të ngjiteshin në Premier League.

Gjithsesi, teksa pritej të ishte fillimi i një karriere të madhe me gjigantët e futbollit botëror, ndodhi krejt e kundërta. “Isha duke përballuar gjithë atë presion në moshën 19-vjeçare,” shprehet Zaha për Shortlist. “Të jetosh i vetëm në Manchester, pranë askujt, pasi klubi vendoste se ku do të qëndroja.

“Nuk më dhanë një makinë, si çdo lojtar tjetër. Jetova i vetmuar në atë ferr, larg familjes. “Kur isha tek United kisha para, por prapëseprapë kisha depresion.” Por tani kohët kanë ndryshuar. Ai po shkëlqen te Palace dhe i dha fitoren me golin e tij në ndeshjen e fundit ndaj Huddersfield.

Article Logic
Execution time: 0.0019969940185547