INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kristjan Caca, kampioni që po ndjek gjurmët e vëllezërve Keta [VIDEO]

Kristjan Caca, kampioni që po ndjek gjurmët e vëllezërve Keta [VIDEO]

Publikuar më: 10:08 26-09-2018

Në Dibër të Madhe, në mbrëmjen “Duel në Themel”, ku Ferit e Gjetan Keta triumfuan në ndeshjet e radhës, është ndeshur edhe një tjetër kampion i ri shqiptar, pikërisht Kristjan Caca.

Për publikun ndoshta nuk është shumë i njohur, sepse ai kërkon të “flasë” më shumë në ring dhe jo mediatikisht, me vetëdije që një ditë do të arrijë majat dhe emri i tij të shkruhet me të arta në sportet e arteve marciale në Shqipëri dhe në botë.

Kristjan Caca ishte ai që hapi në mënyrë spektakolare mbrëmjen “Duel në Themel”, pasi fitoi me nokaut në kickbox që në raundin e parë ndaj një rivali serb, duke elektrizuar publikun shqiptar në Dibër të Madhe.

caca.jpg

Me origjinë nga Puka, 22-vjeçar, Caca ka të dhëna shumë të mira dhe e ardhmja e tij duket e ndritur, edhe për vetë faktin se ai po stërvitet nga Ismail Keta, ndërsa Ferit dhe Gjetan Keta e ndihmojnë çdo ditë të rritet.

Edhe pse në moshë të re, ai ka fituar disa tituj, si International Sport Karate & Kickboxing Association (ISKA Europe), German Champion ISKA/ËKA Int., Deutsche Meisterschaft 2014, Stuggart German Champion ISKA DM Int. Deutsche, Meisterschaft 2015, Platz Italian Champion, Titolo ItalianaThai Boxe (Top Kombat Federation Champion).

Pra, një luftëtar që njeh disa lloj disiplina, boks, kickbox, thai box, por edhe karate. I kompletuar, me një fizik “fibër”, Kristjan Caca i qëllimet e qarta në jetë: “Ëndrra ime është që të arrij nivelet më të larta dhe duke hyrë në federatën më të madhe të kickbox-it në GLORY, për t’u bërë kampion bote”

 

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762