INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majk po largohet nga BabaStars? Ky VEPRIM i reperit fet shumë!

Majk po largohet nga BabaStars? Ky VEPRIM i reperit fet shumë!

Publikuar më: 14:31 10-06-2021

Majk ditën e djeshme (9 qershor) ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Kënga mban titullin “Marr” dhe erdhi e realizuar edhe me videoklip.

Ajo që ka rënë në sy është fakti që projekti nuk është hedhur në kanalin e labelit BabaStars në Youtube siç ka ndodhur me çdo projekt të Majk, por ky i fundit ka hapur kanalin e tij.

 

Ky detaj ka bërë që të hidhen dyshime se reperi po ndahet nga labeli i njohur, në faqet e të cilit as nuk është shpërndarë kënga.

 

Nuk dihet nëse kjo është arsyeja apo për shkak të pjesëmarrjes së Ledrit në këtë projekt, pasi dihen raportet e këtij të fundit me labelin e njohur dhe largimi i tij i zhurmshëm nga aty.

Ndryshe kënga mori pëlqyeshmëri të madhe nga publiku që në orët e para të publikimit, kjo vihet re edhe në numrin e madh të klikimeve në “Youtube”.

Article Logic
Execution time: 0.0029888153076172