INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luizi flet hapur: Ja pse Rogerti nuk po përjashtohet nga BBV

Luizi flet hapur: Ja pse Rogerti nuk po përjashtohet nga BBV

Publikuar më: 15:31 14-02-2026

Luiz Ejlli ka reaguar publikisht lidhur me debatet për qëndrimin e Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme në rrjet për përjashtimin e tij.

Gjatë një interviste për emisionin “Breaking”, ish-fituesi i 'BBV 2' komentoi dinamikat aktuale të lojës, duke u ndalur te habi­a e disa konkurrentëve që, sipas tij, ankohen për mungesën e një “zarfi të zi” ndaj Rogertit.

Sipas Luizit, arsyeja e qëndrimit të tij në shtëpi lidhet me nevojën për të krijuar situata dhe tension brenda formatit. Ai sugjeroi se pasiviteti i banorëve të tjerë e ka bërë të domosdoshëm rolin e një figure që, sipas tij, “bën zhurmë” dhe gjeneron përmbajtje për publikun.

“Për sa kohë që ju rrini dhe nuk krijoni situata, produksioni është i detyruar ta mbajë. Në momentin që loja bëhet dinamike, gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, u shpreh ai mes të tjerash.

Deklarata e Luizit ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa diskutimet mbi standardet e ndëshkimeve dhe rolin e produksionit në menaxhimin e lojës vijojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0019969940185547