INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca së shpejti në bashkëpunim me artistin latin? REAGON ylli i hit-it me 600 milion klikime!

Luana Vjollca së shpejti në bashkëpunim me artistin latin? REAGON ylli i hit-it me 600 milion klikime!

Publikuar më: 18:33 17-07-2021

Luana Vjollca po shijon shumë suksese tani, pasi u bë pjesë e “Sony Music” pasoi suksesin me “1 Mije Vjet”, më pas erdhi me një linjë të sajën që mban vulën "LV", ku na mahniti të gjithë!


Por Luana nuk di të ndalet dhe si duket ka rezervuar surpriza për të gjithë ne. Nëse shohim me kujdes në Instagramin e saj vemë re se tashmë ajo dhe një tjetër yll latin, po ndjekin njëri-tjetrin. 

Bëhet fjalë për IamChino, një artist latin mjaft i pëlqyer në mbarë botën. Ai është fitues I çmimeve Grammys, por edhe bashkëpuntor i ngushtë me Pitbull, pasi është dj zyrtar i tij gjithashtu.

IamChino ka shumë HIT-e, por ajo që është më e dëgjuar është kënga “Ay Mi Dios” në bashkëpunim me Pitbull, Yandel, Chacal e cila numëron mbi 600 milion klikime.

Si duket ai dhe Luana kanë bashkuar forcat pasi këtë e tregon edhe me anë të një postimi në Insta Story, ku tregon se ai dhe “showgirl”-i shqiptar po bashkëpunojnë. Tani këtë na tregon “story” i IamChino, por ne jemi në pritje për një konfirmim nga dyshja, edhe pse Luana i ka dhënë “like” postimit.

 


Kujtojmë se Lele Pons, Guaynaa, T-Pain, Topic I HIT-it “Breaking Me” e shumë artistë me të cilët edhe ka bashkëpunuar, kanë ndjekur moderatoren e njohur shqiptare në Instagram. Ku i dihet çfarë planesh e projekte ndërkombëtare që po na fsheh Luana!

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623