Luana Vjollca i ka munguar ekranit për një kohë të gjatë që pas mbarimit të sezonit të katërt të "Shiko kush luan". Por mesa duket shumë shpejt moderatorja do të rikthehet ama jo me të njëjtin emision dhe jo në të njëjtin televizion.
Burime për Kryefjala.al bëjnë me dije se Luanën do e shohim në programin “Piranjat”.
Ky emision pritet të nisë së shpejti në Abc dhe thuhet gjithashtu se Luana do ta ndajë këtë eksperiencë me gazetarin, Berat Buzhala.