INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj i dhanë fund lidhjes? Reagimi me lezet i moderatores i thotë të gjitha [FOTO]

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj i dhanë fund lidhjes? Reagimi me lezet i moderatores i thotë të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 12:32 06-09-2020

Luana ka qenë sërish në vëmendje të mediave së fundmi dhe jo për projektet e reja, as fotot që publikon në Instagram, por për lidhjen e dashurisë me Krenar Çoçaj. Është përfolur se Luana i ka dhënë fund lidhjes me Krenarin edhe pse nuk e kanë pranuar kurrë dhe shkak është bërë veprimi i fundit i dyshes.

Luana dhe Krenari e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe u tha se Krenari ka munguar në ditëlindjen e Luanës, me datë 2 shtator.

1a4704f5-c109-40df-8f1c-831ed23ede1d-640x640.jpg

 

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Burime për Prive.al kanë konfirmuar se çifti janë bashkë dhe të lumtur. Vetëm pak ditë më parë, ata u kthyen nga pushimet.

Mbrëmjen e djeshme, pas zërave për ndarje, moderatorja na ka treguar se ndodhet në një takim romantik.

20200906_083610.jpgjo

Ajo ka postuar disa story në Instagram, duke na lënë të kuptojmë se ndodhet në një darkë, ku bien në sy qirinjtë, teksa ka shkruar me humor se ndodhet në Paris dhe ka vendosur një emoji duke qeshur me lot, si për të përgënjeshtruar këto thashetheme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022339820861816