INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu -Tahirit:  Askush nuk është mbi ligjin. Tashmë përballë drejtësisë si qytetar i thjeshtë

Lu -Tahirit: Askush nuk është mbi ligjin. Tashmë përballë drejtësisë si qytetar i thjeshtë

Publikuar më: 10:42 04-05-2018

Vetëm një ditë pas vendimit të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për Shoqërinë Civile Lu u shpreh se hetimet po vijojnë ndaj Tahirit dhe Adriatik Llallës. Donald Lu deklaroi se tashmë Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm, pa imunitet. Diplomati amerikan theksoi se askush nuk mundet që të dalë mbi ligjin.

‘Do të isha i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen dhe arrestimin ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet’ u shpreh Lu.

Diplomati më tej kërkoi që shoqëria civile të bashkohej për peshqit e mëdhenj kriminalë  duke përmendur sërish emra si Klement Balili,, Roshi Frrokaj të cilët po ndiqen penalisht. LuiI konsideroi gazetarët të guximshëm të cilët ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Elvis Roshin, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën etj.

Fjala e Plotë e ambasadorit LU

Njerëz skeptikë thanë se Shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta dhe se është e blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe. Unë shoh se Shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Shukri Xhelilin, Dashamir Tahirin dhe të tjerë.
Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për shumë gjëra. Por ka ende shumë për t’u bërë, ndaj kemi punuar për të ndikuar që organizatat e shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme.

Do të donim shumë që shoqëria civile të na bashkohej për peshqit të mëdhenj kriminalë. Klement Balili dhe Arbër Çekaj po kërkohen, Roshi dhe Frrokaj po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës, askush nuk është mbi ligjin, i cili tani do të përballet si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

Të ngremë pritshmëritë që së shpejti të arrestohen dhe të ndiqen penalisht. Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338