INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në Egje, anija turke përplas anijen greke

Tensione në Egje, anija turke përplas anijen greke

Publikuar më: 10:41 04-05-2018

Një tjetër incident është shënuar midis Turqisë dhe Greqisë ku një anije tregtare turke, ‘Karmate’ u përplas me anijen greke Armatolos. Lajmi është konfirmuar nga autoritet greke të cilët kanë shtuar se nuk ka pasur të plagosur. Flota thotë se përplasja në ujërat greke juglindore të ishullit të Lesbos u shkaktua nga anija turke që shkelte rregullat ndërkombëtare të sigurisë së anijeve. Media greke ‘Ekathimerini’ shkruan se ‘patrulla e Armatolos ishte pjesë e një stërvitje aleate të quajtur ‘Aktiviteti Egjeut që synon të ushtroj kontrolle për flukseve e emigrantëve në Egje’. Anija greke vazhdoi rrugën pas incidentit pasi që nuk kishte shkaktuar lëndime apo dëmtime.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334