INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA i ndalon hyrjen ish-prokurorit, DASH: Llalla i përfshirë në korrupsion [VIDEO]

SHBA i ndalon hyrjen ish-prokurorit, DASH: Llalla i përfshirë në korrupsion [VIDEO]

Publikuar më: 10:25 15-02-2018

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.

Në njoftimin e DASH thuhet se i ndalohet hyrja gruas së tij Ardjana Llalla, vajzës së tij Eni Llalla dhe një tjetër fëmije që nuk ka shtetësi amerikane.

Vendimi i DASH thekson se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në afera korrupsioni.

Një vit më parë po në shkurt  kur ishte ende kryetar i organit të akuzës, Ambasada Amerikane në Tiranë i anuloi Llallës dhe së shoqes vizën diplomatike, kur Llalla i dërgoi dhe një letër-ankesë Presidentit.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre t’i miratojë privatisht ose publikisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447