INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Majemi, ja cili është ‘djalli’ 19-vjeçar [FOTO]

Masakra në Majemi, ja cili është ‘djalli’ 19-vjeçar [FOTO]

Publikuar më: 10:08 15-02-2018

Autori i sulmit makabër në Majemi ku mbetën të vrarë 17 studentë është 19-vjeçari Nicolas Cruz edhe ai një ish-student.

I riu është përjashtuar një vit më parë për arsye disiplinore.

Ai hyri në ambjentet e shkollës me një pushkë AR-15 dhe nisi të qëllonte në drejtim të studentëve duke thirrur kundër shkollës. I riu ishte pajisur me granata tymuese dhe me maskë kundër gazit.

Të paktën 17 persona mbetën të vrarë ndërsa 50 të tjerë të plagosur. Mësohet se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr.

Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën. Ai u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.

Pas arrestimit 19-vjeçari është dërguar në spital dhe tashmë është nën kontrollin e policisë.

111.PNG

2.PNG

3.PNG

4.PNG

5.PNG

6.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0030419826507568