INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha ‘braktis’ Shqipërinë! Zhvendoset për të jetuar në vendin që e ëndërroni të gjithë [FOTO]

Lori Hoxha ‘braktis’ Shqipërinë! Zhvendoset për të jetuar në vendin që e ëndërroni të gjithë [FOTO]

Publikuar më: 14:23 22-10-2018

Lori Hoxha është një prej vajzave më të komentuara të showbizz-it, dhe jo më kot, sepse që prej një moshe mjaft të re ajo është kthyer në një prej personave më të rëndësishëm në median shqiptare.
Por duket se së fundmi, Lori ka vendosur të “braktisi” Shqipërinë për të jetuar diku tjetër.

Fillimisht menduam se Lori vizitoi Londrën vetëm për të festuar ditëlindjen e sa, por nëpërmjet Instastories ajo ka zbuluar për të gjithë ndjekësit se ajo tashmë do të nisë një jetë të re në Londër.

Lori publikoi disa prej dhuratave që kishte marrë prej mikeshave të saj, ndërsa njëra prej tyre i përmendte shtëpinë e re:

"Gëzuar ditëlindjen Lor. Të gjesh një dhuratë për ty është shumë e vështirë, pasi ti pothuajse ke gjithçka.

Shpresoj që bluza të të mbajë ngrohtë, vëthët të të duken mirë dhe mendoj se do të të duhet dhe një varëse për çelsat e shtëpisë tënde të re.

Të dua."- ishte shënimi i mikeshës të cilin Lori e ndau me të gjithë në Instastoryn e saj, duke lënë të kuptohet se tashmë do të zhvendoset në Londër.

lori_hoxha.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711