Mjaftoi një postim në Twitter i “Kensington Palace” dhe mediet rozë u mbushën me titujt e diskutimeve për gjininë dhe emrin që do të ketë ”Bebja Mbretërore”.
Teksa ndodhet në Australi në një tur që po e zhvillojnë prej disa ditësh, një fanse e ka bërë Princ Harry-n ti dalë paska situata nga kontrolli dhe të zbulojë më shumë detaje për bebin që do të vij në jetë në pranverën e 2019-tës.
Gjatë një eventi në Australi, mëngjesin e djeshëm, fansja bërtiti duke iu drejtuar Harry-t: “Shpresoj të jetë vajzë”. Ai nuk arriti ta dëgjonte dhe ia ktheu: “Çfarë?” Fansja e përsëriti pyetjen dhe mori një përgjigje që askush nuk e priste.
“Edhe unë”, -iu përgjigj Harry. Kjo është hera e dytë që princi tha diçka në lidhje me fëmijën, pasi para pak ditësh u shpreh se Harriet do të ishte një emër i bukur./intv.al/