INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat e fatit drejt mbylljes edhe në Kosovë

Lojërat e fatit drejt mbylljes edhe në Kosovë

Publikuar më: 14:11 22-03-2019

Jo vetën Shqipëria. Edhe Kosova po shqyrton një nismë ligjore për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë të premte, Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme, me temë kryesore të rendit të ditës kazinotë dhe lojërat e fatit. Nismëtari i kësaj seance, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti shprehet se kazinotë nuk duhen lejuar të “ushqejnë” krimin.
“Shteti i Kosovës duhet të mbrojë qytetarët, mirëpo është për të ardhur keq, që institucionet reagojnë vetëm pas ngjarjeve tragjike. Në Kosovë ekzistojnë 1.645 aparate të licencuara të lojërave të fatit. Nuk duhet të lejojmë që kazinotë të ushqejnë krimin, e lojërat e fatit të përcaktojnë fatin e individëve dhe të familjeve tona”, ka thënë Hoti. Ai ka shtuar se deputetët e kanë për detyrim ta trajtojnë me urgjencë këtë problem.
Hoti, në emër të deputetëve nënshkrues për këtë seancë, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë rezolutën që përmban dy pika: Pezullimi i menjëhershëm i aktivitetit të të gjitha kazinove dhe lojërave të fatit, deri në ndryshimin e ligjit; si dhe mandatimi i Komisionit për Buxhetin dhe Financat që të nisë procedurat për nxjerrjen e ligjit të ri, që i ndalon të gjitha llojet e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499