INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Robert Delija apel të rinjve: Përdorni rrjetet sociale për misione në ndihmë të komunitetit [VIDEO]

KafeIN/Robert Delija apel të rinjve: Përdorni rrjetet sociale për misione në ndihmë të komunitetit [VIDEO]

Publikuar më: 13:47 22-03-2019

Nisma e njohur në rrjetet sociale #Trash Tag# ka mbërritur dhe në Shqipëri. Nisma ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për të mbajtur mjedisin publik të pastër. Në Shqipëri i pari që e ka përqafuar këtë ide është i riu nga Paskuqani Robert Delija.
Në një intervistë në "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, Roberti tha se një ditë vendosi t'ja kushtojë pastrimit të lagjes së tij në Paskuqan. Dhe pas përfundimit të aksionit, ka postuar foton në facebook dhe instagram bashkë me ftesën për t'ju bashkuar nismës dhe dy miqtë e tij.
"Menjëherë pas ftesës sime, edhe dy shokët kanë bërë të njëjtën gjë duke pastruar zonën ku banojnë. Unë uroj që dhe shumë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Deri më tani 50 miq tanë, dikush të nominuar e dikush jo, kanë kontribuar për të mbajtur mjedisin pastër", tha Roberti.
Ai i ka tërhequr vëmendjen të rinjve që rrjetet sociale të mos i përdorin duke naviguar në internet pa bërë ndonjë gjë të dobishme, por t'i bashkohen kauzave të tilla që sjellin dobi për veten dhe komunitetin ku jetojmë e banojmë.
Robert Delija njihet dhe për aktivizimin e tij në nismën "Dhuro një xhup" ku falë kësaj nisme, rreth 500 xhupa shkuan për familjet në nevojë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307