Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar. Edhe pse raporti i tyre u zhvillua në një situatë të pazakontë, tani nuk i kursejnë daljet publike dhe deklaratat e ndryshme për revistat e mediat në vend.
Intervista e fundit ishte për revistën STORY, ku çifti ka folur për cilësitë që secili adhuron më shumë te partneri.
Teksa fliste për Blertën, Princi Leka ka theksuar pavarësinë dhe aftësinë e saj për t’u përshtatur me njerëz të ndryshëm. “E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; të ulet këmbëkryq dhe të bisedojë me njerëzit e thjeshtë, me po aq natyrshmëri sa ka edhe prezencë në ambiente të një niveli tjetër,” shprehet ai.
Nga ana tjetër, Blerta Celibashi ka zbuluar tiparet e Lekës që e tërheqin më shumë. Ajo ka përmendur humorin e butë dhe shpirtin fëmijëror të princit. “I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai është nga ata njerëzit që e thonë të vërtetën pa filtra. Humori i tij i butë! Jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira,” tha Blerta.
Përmes këtyre deklaratave, çifti jo vetëm që ka treguar afeksionin që ndajnë, por edhe respektin e thellë për karakterin dhe personalitetin e njëri-tjetrit.








10 Dec 2025 





