Shumë vite në skenë, me një karrierë të suksesshme, por jo rrallë herë është komentuar edhe për romancat e tij, të cilat janë bërë gjithmonë publike.
Këngëtari i njohur Blero ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një dalje publike. Ai duket se po kalon një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e tij personale. Pas një periudhe të gjatë të jetës private, Blero ka zbuluar për herë të parë lidhjen e tij me të dashurën e re, gjatë një eventi festiv.
Ky moment ka kapur vëmendjen e fansave, ndërkohë që faqja e njohur “Artistet shqiptare” e ka ndarë një video të dyshes, ku Blero dhe partnerja e tij shfaqen të qeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Komentet dhe reagimet pozitive në rrjetet sociale janë të shumta, me ndjekësit që i japin mbështetje të pakufishme. Por neve na pëlqejnë gjërat zyrtare, kështu që po presim deri sa ta konfirmojë vetë Blero, të shohim kush është vajza që i ka vjedhur zemrën.
Deri atëherë, le të mbetet thjesht një thashethem i ëmbël.
VIDEO: https://www.instagram.com/reel/DSD2imtjPv8/?igsh=MXJsYTJ0OGZldDZrMg==








10 Dec 2025 





