INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liberalizim prostitucionit me Kushtetutë në Shqipëri

Liberalizim prostitucionit me Kushtetutë në Shqipëri

Publikuar më: 13:01 06-07-2016

21 Korriku është data që politika shqiptare ka vendosur miratimin e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi. E bashkë me reformën më të debatuara të vitit të fundit, tashmë disa ndryshime ligjore kanë suprizuar jo vetëm opinionin publik por dhe vetë deputetët. Pas legalizimi të martesave gay, e reflektuar në nenin 4 të projektit Kushtetues, vjen një tjetër propozim me natyrë provokative. Kushtetuta e re do të parashikojë dhe liberalizimin e prostitucionit në Shqipëri.
EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për Reformën në Drejtësi, propozon liberalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal”, thuhet në shtypin e shkruar.
Por një propozim i tillë bie ndesh me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e nenit që ndëshkon ushtrimin e prostitucionit. Në vendimin e vitit të kaluar, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar pikërisht nenin 113 të Kodit Penal për ushtrimin e prostitucionit.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043