INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vrasje për ngjyrën! As në Amerikë racizmi s’ka përfunduar [VIDEO]

Publikuar më: 13:03 06-07-2016

Dhuna e policisë kundrejt personave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara është vënë sërish në fokusin e rrjeteve sociale dhe vijon të jetë një problem madhor.
Vetëm për pak orë është shpërndarë një video, ku shfaqet një oficer policie teksa qëllon për vdekje një 37 - vjeçar të idenfikuar më vonë si Alton Sterling. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin e Louisianës.
Zyrtarët e Policisë deklaruan se dy oficerë i ishin përgjigjur një denoncimi ku thuhej se një person i veshur me ngjyrë të kuqe kishte kërcënuar me armë disa persona pranë një bari. Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, policët janë konfrontuar me të dyshuarin, dhe në bazë të dëshmitarëve i kanë rrëmbyer armën që ai posedonte. Megjithatë, ende nuk dihen arsyet që njëri prej oficerëve mori vendimin për të qëlluar mbi Alton Sterling, kur pamjet filmike tregojnë qartësisht se ky i fundit ishte pothuajse i neutralizuar.
Disa qindra qytetarë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke vendosur lule dhe qirinj në nder të viktimës, ndërkohë që shumë të tjerë kanë zgjedhur protestën për të kundërshtuar veprimin fatal të policisë. Çdo vit, oficerët në Shtetet e Bashkuara vrasin mesatarisht 1.000 persona, ku pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas amerikanë me ngjyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727