INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeta në skamje e minorenes, që prostituohej nga një motër e vëlla nga Durrësi

Jeta në skamje e minorenes, që prostituohej nga një motër e vëlla nga Durrësi

Publikuar më: 14:03 05-10-2016

Motër dhe vëlla nga Durrësi përmes dhunës detyronin një 14 vjeçare të kryente seks në këmbim të parave. Po e mitura nuk ka mundur dot më ti rezistojë dhunës fizike dhe seksuale dhe i ka denoncuar ata. Gazetarja e News 24 ka shkuar tek familja e minorenes dhe ka përcjellë fakte tronditëse në lidhje me mënyrën e jetesë në familjen e 14 vjeçares XH. H.
Në banesën ku u rrit 14-vjeçarja, tregon gazetarja, varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq.
14-vjeçarja me të atin, gjyshen dhe vëllain jetojnë në një ish kabinë plazhi jo më e madhe se 20 metra, në mes të së cilës kishin edhe një gropë septike që e përdornin si tualet. Të katërt jetonin me pensionin e gjyshesh, ndërsa i ati Dalipi punonte si tregtar ambulant, pa mundur të sigurojë ndonjë të ardhur të madhe.
Babai Dalip H. dëshmon se e bija pasi kishte braktisur shkollën në klasën e 8-të ishte larguar nga banesa me një njeri që gjoja e donte, por pas disa kohësh ka vërejtur një tatuazh në trupin e saj, me emrin e një tjetër mashkulli.
“Nga ky moment më bëri të dyshoja që kishte marrë rrugë të keqe, ndaj shkova edhe në polici që vajza të rikthehet në shtëpi dhe në shkollë”,- thotë ai.
I ati tregon dhe momentin kur mësoi se e bija i punonte si prostitutë. “Dëgjova që më thanë se kishte dalë tek ura e Dajlanit për prostituim, por shkova atje dhe nuk e gjeta vajzën, doja që ajo të vazhdonte shkollën”.
Ndërsa gjyshja, Shega është e sigurt që mbesa e saj 14-vjeçare është larguar me L.P, 17-vjeçarin e arrestuar sot pas denoncimit të vajzës. “Vajza tha që jam martuar me djalin që e trafikonte. Më tha ika, u rrëmbeva dhe nuk kthehem në shtëpi. Ndërkohë që vinte na takonte po asnjë lekë nuk na sillte…”,- tregon e gjyshja.
Historia e 14-vjeçares u bë publike pas denoncimit të saj në policinë e Durrësit se Malvina S. e vëllai i saj L.P e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme kundrejt një pagese nga 30 në 50 mijë lekë të vjetra.

Article Logic
Execution time: 0.0044169425964355