INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.Tanja Fajon jep arsyet...

Shtyhet votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.Tanja Fajon jep arsyet...

Publikuar më: 12:45 06-07-2016

Raportuesja e Parlamentit të Evropës, Tanja Fajon, ka marrë vendimin për shtyrjen e votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të PE-së. Ai nuk do të kryehet në mes të korrikut siç ishte planifikuar po në 5 shtator.
Fajon në një deklaratë thotë se vendimi për shtyrje, bëhet për shkak të përparimit të mangët në përmbushjen e kriterit të fundit, veçanërisht të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
“Sinqerisht besoj se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe përpara pushimeve të verës, sepse kjo do të ma mundësojë proçedimin e votimit në vjeshtë dhe të sigurojë mbështetjen e plotë të Komitetit përgjegjës për rekomandimin tim për heqjen e vizave”, argumentoi Fajon.
Tanja Fajon shtoi se “topi” tani ndodhet në fushën e Parlamentit të Kosovës.
E sipas saj kjo do të ishte lëvizje jetike për të gjithë qytetarët e Kosovës, që ndodhen ende prapa kufijve të mbyllur. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve përgjegjës të Kosovës që të bëjnë këtë hap përfundimtar dhe të hapin derën për lëvizjen pa viza.
Komisioni Evropian ka propozuar në muajin maj heqjen e vizave për Kosovën dhe Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë, por për shkak të mos përmbushjes së kritereve, asnjëra prej vendeve nuk ka arritur të hap kapitullin për heqjen e vizave. Komisioni Evropian, në rekomandimin e tij, ka vendosur kushtin për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, çështje kjo që ka përpalasur në Kuvendin e Kosovës deputetët e opozitës me ata të partive në pushtet.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488