INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lewis Hamilton në një betejë ligjore. Ja përse [FOTO]

Lewis Hamilton në një betejë ligjore. Ja përse [FOTO]

Publikuar më: 16:47 31-07-2016

Ai sot fitoi edhe Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke bërë një hap para për fitimin e titullit kampion, por mesa duket gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për Lewis Hamilton.

Kampioni i Formula 1, Leëws Hamilton është futur në një betejë ligjore për “çerdhen e tij të dashurisë” 3.5 milion paundëshe që ai kishte planifikuar të jetonte kur ishte në një lidhje me Nicole Scherzinger.

Vila me 5 dhoma gjumi në Granada ishte ndërtuar sipas kërkesave të tij, duke përfshirë edhe një studio regjistrimi për këngëtaren 38 vjeçare.

Por kur çifti u nda në shkurt të vitit të kaluar Hamilton hoqi dorë nga marrëveshja dhe dizenjuesi Bernardo Bertucci është shprehur se do të përballet me të në gjykatë në mënyrë që të dëmshpërblehet për shpenzimet.

“Unë realisht e besova atë, dhe bëmë shumë ndryshime në dizajnin origjinal. Mirëpo 6 muaj pasi ai u nda nga e dashura, një ditë kur vila ishte gjysëm e rregulluar, më erdhi një email nga ai, ku thonte se nuk do ta vazhdojë më projektin. Është një histori e dhimbshme por janë gjëra që ndodhin. Jam i sigurtë që ai e di se nuk është sjellur mirë me mua. Nuk doja të ndërmerrja masa ligjore, por është e vështirë të shitet një vilë e personalizuar si kjo”, është shprehur Bernardo Bertucci.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494