INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner merr dhuratën e parë për ditëlindje [FOTO / VIDEO]

Kylie Jenner merr dhuratën e parë për ditëlindje [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 17:47 31-07-2016

Gjërat duket sikur janë stabiziluar mes Kylie Jenner dhe Tyga, e tashmë ata janë më të dashuruar se kurrë. E vogla e familjes Kardashian, me 10 gusht do të festojë 19 vjetorin e lindjes, mirëpo ne jemi kuriozë të shikojmë se si do e festojë? Party? Një makinë të re? Apo një tortë me linjën e saj të produkteve kozmetike? Sigurisht që do të jetë diçka e madhe. Por të jesh Kylie Jenner, që të ndjesh kënaqësinë e ditëlindjes, nuk pret deri në atë datë, por merr dhurata më herët. Shoqja e ngushtë e Kylie, Jordyn Woods, e befasoi atë me një dhuratë, një qenush të vogël, për t’iu bashkuar tre të tjerëve që ka 18 vjeçarja.

Kylie nuk mund ta fshihte  kënaqësinë e saj kur pa qenushin e ëmbël, gjithashtu edhe qeni tjetër i saj Ernie u  shfaq po aq i lumtur për të. Ajo e pagëzoi me emrin emrin Penny , dhe postoi një seri fotosh të tij në Snapchat. Edhe Tyga postoi një foto të Penny-t në Snapchat ndërkohë që luante me djalin e tij King Kairo. 

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533