INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rob Kardashian pret të bëhet baba, merr këshilla prindërore nga Scott Disick

Rob Kardashian pret të bëhet baba, merr këshilla prindërore nga Scott Disick

Publikuar më: 15:54 31-07-2016

Rob Kardashian është duke pritur fëmijën e tij të parë me Blac Chyna dhe nga kush do të merrte këshilla më të mira se sa babai i 3 fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign, njëkohësisht kunati dhe shoku i tij më i mirë. Scott Disick është duke i dhënë këshilla se si të jetë një baba i mirë djalit të familjes Kardashian, dhe këtë e pa pohuar vetë për E!News.

“Unë i thashë atij, thjesht ji vetvetja. Çdo ditë jetoje si një ditë të re, ji i lumtur dhe me energji pozitive se kështu do ia përçosh edhe fëmijës tënd”, u shpreh Scott.

“Unë mendoj se ai do të jetë një baba i mirë. Ai ka një zemër të madhë, është një djalë i mrekullueshëm, është si vëllai im dhe jam i lumtur për të”.

Scott foli gjithashtu edhe për familjen e madhe Kardashian, duke thënë se janë një familje shumë e lidhur me njëri-tjetrin, dhe se fëmijët janë si vëlla e motër, jo thjesht kushërinj. 

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486