Të gjithë jemi të vetdijshëm që prindi është shembulli i parë dhë më i rëndësishëm i një fëmije. Sidomos për çunat, që në vegjëli, babai është si heroi i tyre, personi që ata kanë si figurë ku mbështeten dhe nga ku gjithmonë kërkojnë aprovim.
Prandaj, bota do të ishte një vend shumë i mirë nëse baballarët do të ndërgjegjësoheshin për faktin se ka disa biseda që duhen bërë domosdoshmërisht me djemtë e tyre që në moshë të vogël. Në këtë mënyrë ata do të rriten për t’u bërë meshkuj më të mirë.
Disa nga këto biseda janë:
T'i shpjegojë sesa e rëndësishme është të humbasësh dhe të fitosh;
Duke nisur që me lojërat e ndryshme në fëmijëri, babai duhet t'i shpjegojë djalit të tij rëndësinë e të humburit dhe fitores. Ai duhet t'i mësojë që edhe nëse humbet, kjo është një mundësi për t'u ngritur dhe vazhduar. Nuk ka asnjë gjë të turpshme në një dështim apo humbje.
T'i mësojë sesi të sillet kundrejt një femre;
Një mama gjithashtu mund t'i mësojë të birit sesi duhet ta trajtojë një grua, por babai duhet t'i demostrojë të gjithë eksperiencën e tij.
Të flasin me njëri-tjetrin si "burri-burrit" për dashurinë;
Kjo është një temë shumë e rëndësishme, prandaj babai duhet t’i hapë zemrën djalit dhe të rrëfehet me të, duke nisur edhe që me dashurinë e parë.
Duhet t'i mësojë sesi të luftojë;
Një baba është i vetmi që mund t’i mësojë të birit si të jetë i fortë dhe të luftojë për veten kur mendon se ka të drejtë.
Ta ndihmojë që të krijojë perceptimin e tij për botën;
Nuk ka nevojë që një baba të bëjë ndonjë gjë të veçantë këtu. Thjesht duhet të jetë me të kohë pas kohe dhe flisni hapur për çdo gjë.