INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lazio fillon të sigurojë administratën e saj, rradhën e ka Igli Tare

Lazio fillon të sigurojë administratën e saj, rradhën e ka Igli Tare

Publikuar më: 16:35 05-11-2018

Lazio ka firmosur kontratën e re me drejtorin e saj sportiv, Igli Tare. Rinovimi vazhdon deri në vitin 2020 me opsionin e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Gjithashtu në të përfshihet edhe një bonus në pagë me 1 milion euro.

Igli Tare është tashmë prej një dekade, pjesë e bordit drejtues të Lazio.s Ai njihet për talentet e reja që ka sjellë në Lazio dhe shitjen e tyre, që i ka sjellë arkëtime goxha të majme klubit kryeqytetas.

Emrat që mund të përmendin janë ato të: Keita, Felipe Anderson, Biglia dhe dyshja Milinkoviç-Saviç. Këto janë arsye të mjaftueshme për Lotiton për të vendosur rinovimin me Igli Taren, që ka treguar se është i aftë në detyrën e tij, duke shpresuar në kualifikimin e Lazios në Champions League sezonin e ardhshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111