INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lart e poshtë u përfolën për ndarje, Angela Martini iu përgjigjet kështu zërave për divorcin

Lart e poshtë u përfolën për ndarje, Angela Martini iu përgjigjet kështu zërave për divorcin

Publikuar më: 15:31 03-12-2025

Disa javë më parë, mediat e huaja raportuan rreth divorcit ndërmjet Angela Martinit dhe Dragos Savulescut. TMZ-ja raportoi se modelja shqiptare kishte paraqitur kërkesën për divorc ndaj biznesmenit të njohur.

Por, teksa djali i tyre feston ditëlindjen, Angela ka tunduar ujërat duke postuar edhe fotografi me partnerin.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Angela e ka bërë këtë gjë për hir të respektit për babain e djalit të saj, apo nëse vërtet është tejkaluar kriza në martesë.

“Sot bota u bë më e ndritshme sepse zemra dhe shpirti ynë, Kyree Martini-Savulescu, lindi. Dielli ynë, lumturia jonë, gëzimi ynë më i madh.

Historia jote ka qenë e jashtëzakonshme që nga momenti i parë. Edhe përpara se të shiheshe, ekzistenca jote mbartte diçka unike, një prekje hyjnore, një fat të shkruar ndryshe. Shigjetari ynë i vogël i çmendur, ti erdhi me universin që bënte tifozllëk për ty.

Dhe në njëfarë mënyre fëmija që na zgjodhi neve.

Të duam pafund”, shkroi Angela.

Article Logic
Execution time: 0.0017168521881104