Doni apo s’doni, tani është fakt që Noizy është një ndër reperët më të mirë e më të dëgjuar në vendin tonë, por fama e tij i ka kaluar kufinjtë prej vitesh. Ai numëron shumë hite dhe këngë në repertorin e tij, nëpërmjet të cilave ka fituar shumë famë e ka gjeneruar shumë klikime.
Jo rrallë herë është akuzuar për blerje klikimesh, së fundmi ka ironizuar me këtë detaj në rrjetet sociale, duke shpërthyer sociale me komente ndaj disa kritikëve pas publikimit të një liste shtetesh ku këngët e tij janë të aksesueshme në "Spotify".
Noizy i quan "kritikët" ekspertë midhjesh ndërsa thekson se India është në listë për shkak të këngës "Follow You" e cila u bë mjaft virale në të gjithë botën.
"Për ju ekspertët e midhjeve. India është në listë për shkak të këngës "Follow You" që u bë virale në të gjithë botën, dhe në Indi. Është bërë platin, mos ju ardhtë mërzi dhe shumë shpejt vijnë dhe pllakatat. Hajde na rr*fshi l*sht. Natën e mirë, e hongshi n'b*r. Hajd nonën rrensit."-shkruan Noizy.










28 Nov 2025 





