INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Larg duart nga Gigi Hadid! [FOTO]

Larg duart nga Gigi Hadid! [FOTO]

Publikuar më: 10:21 16-05-2016

Nëse nuk jeni Zayn Malik, mos e merrni mundimin t’i afroheni modeles Gigi Hadid.

Është pikërisht bukuroshja që e bën të ditur këtë fakt nëpërmjet një bluze. Ajo është parë duke shëtitur në qytetin e Neë York me një bluze të personalizuar në të cilën shkruante”lol ur not zayn malik”. Me fjalë të tjera, e keni të kotë që përpiqeni t’i merrni vëmendjen, ajo ka sy vetëm për Zayn. Nuk jemi të sigurtë ama nëse këtë bluze e ka porositur vetë apo bëhet fjalë për një dhuratë nga artisti britanik. Në këtë rast, nuk do të kishim më një Gigi të përkushtuar ndaj të dashurit të shekullit, por një Zayn xheloz. Dhe kjo do ta zbriste pak yllin e “Likë I Would” nga froni si i dashuri perfekt...

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715