Marrëdhënia e tyre nuk po funksiononte dhe ata i dhanë fund asaj ku thashethemet e para ishin se Kylie Jenner dhe Tyga u grindën para eventit të Met Gala. Në fillim u raportua se Kylie e kishte harruar reperin Tyga, pasi në një nga mbrëmjet që ajo kishte dalë me miqtë, është parë të ketë shkëmbyer puthje me një reper tjetër, 31 vjeçarin Ty Dolla $ign.
Por mesa duket edhe Tyga, nuk mbetet prapa, pasi është parë duke shkuar në koncertin e Beyonce, me një femër tjetër misterioze. Reperi 26 vjeçar, dukej në humor të mirë, i shoqëruar nga shoqja e tij e re sexy, e cila i kishte vendosur krahun në shpatullat e tij, që na bën të mendojmë se mund të ketë diçka mes tyre.
Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim se kur do të përfundojë kjo “telenovelë” mes Tyga dhe Kylie Jenner.









23 Oct 2025 


