INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit gazetari: Eneda Tarifën e

Trondit gazetari: Eneda Tarifën e "torturuan" në këmbë, donin t'i merrnin dhe fustanin! [VIDEO]

Publikuar më: 10:58 16-05-2016

Pak ditë pas përfundimit të Eurovizionit dhe pak më shumë pas performancës së Shqipërisë në gjysëmfinale, debatet mbi një përfaqësim negativ të vendit tonë janë më të ethshme se kurrë.

Me ndryshimin e vetëm se këtë herë nuk është më Eneda Tarifa shënjestër e kritikave, por detajet e tjera që u lanë në hije. Gazetari Milaim Zeka, i cili ka ndjekur nga afër këtë spektakël ka lëshuar deklarata tronditëse, duke e zhvendosur vëmendjen e sulmit nga këngëtarja 34 vjeçare, që sipas tij është vënë në kushtet më të mjerueshme për të konkurruar. Ndër të tjera, ai vë theksin mbi marrëdhënien e acaruar me Bora Kokëdhëmin, e cila e ka fyer artisten “në mënyrën më të poshtër” në dhomën e grimit dhe ka dashur që t’i marrë asaj fustanin. E gjitha kjo pasi nuk u lejua të futet në green room. Nga “përgjegjësit” mbi Eurovizionin që nuk i siguruan Enedës as një taksi e deri tek kolegët e tij gazetarë, Zeka nuk ka kursyer askënd. Ja deklarata e tij e plotë:

"Asnje kalemxhi, as analthithes, nuk u mor psh me faktin, se pse vetem Shqiperia nuk kishte regjisor skenik?! Askush nuk u mor psh me ate se si kengetareja e vendit tone, pra Shqiperise se ndritur, naten e 10 majit, kur ishte paraqitja e pare, ajo, sebashku me turmen e mbi 10 mi vetave, duhet te ecete kembe per tek stacioni i trenit nentokesor, pastaj te shtyhej e te ropatej me mijera njerez, ne nje te ftohte te çmendur, sepse nuk i ishte pirositur nje taxi!!! Pra nje taxi, 25 euro!

Nuk eshte shkruar psh qe stilistja Bora Kokedhima, vetem qe nuk ishte lejuar te futej ne green room, e fyu Eneden ne menyren me te poshter, duke dashur edhe te ja mirrte fustanin. Ajo madje, pra Bora Kokedhima, u kthye ne Tr me daten 11, duke e shokuar kengetaren, qe po te isha ne vendin e Tarifes, do ta refuzoja ngjitjen ne Skene...!

Po jo. Ma lehte eshte me sha kengetaren. Me lehte eshte me fy, per kete kaste gazetaresh, qe per kondoma me te shkruajte, te bie sida.

Keta jane kasta e gazetareve, sikursr nje kaste tjeter qe shkruanin per luften e UÇK se, jo vetem nga kafete e Tiranes, po shume me zi se sa shtypi serb.

Shikoni more kolege te "nderuar" se cilit politikan, deputet, biznismen, apo bosi te medias po ja merrni ne goje me sabah, shtrengoni mire nofullat, e mos u merrni me kengen e Enedes. E shumta çka munde te beni, folni me Zhulalin, Saraçin, apo Kaçinarin, e mos ... Se na bete hore!"

Article Logic
Execution time: 0.0044550895690918