INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzat e luksit të Tiranës, jo gjithnjë të famshme...

Vajzat e luksit të Tiranës, jo gjithnjë të famshme...

Publikuar më: 13:04 16-08-2016

Nga Kelvi Kadilli

 

Vendosa të shkruaj për vajzat të cilat i shoh shpesh vërdallë nëpër Tiranë të cilat bëjnë një jetë vanitoze dhe janë të njohura më së shumti për këtë gjë.

Këto bukuroshe bien në sy nga shumë larg dhe përveç të tjerash janë të njohura sepse janë të pasura. Ja lista më poshtë!

 

Lori Hoxha, Sara Hoxha

Dy motrat simpatike të cilat lakmohen nga të gjithë për stilin në të veshur dhe jetën që bëjnë, janë edhe shumë të zonjat në mbarëvajtjen e bizneseve që babai i ndjerë i ka lënë trashëgimi. Lori Hoxha ka provuar se ka mundur të vazhdojë rrugën e babait të saj me shumë rigorozitet. Tashmë ajo nuk njihet thjesht si vajza e Dritan Hoxhës, por si një Fashion Icon dhe producente në rritje. Familja Ho Hoxha ka burim të ardhurash nga Top Media, Digitalb dhe Lori Caffe.

 

Adela Sollaku

Vajza e ish krye prokurorit Theodhori Sollaku, është një tjetër figurë interesante. E kuruar në detaj dhe gjithnjë në super formë fizike. Gjithashtu e njohur edhe si e dashura e zemrës e reperit Ledri Vula.

 

Kristina Neranxi

Një tjetër bjonde simpatike, gjithnjë e krahasuar me Paris Hilton për nga ngjashmëria fizike. Kristina është menaxherja e firmës së babait të saj dhe ka Bar “Divina” në bllok të cilën e punon me produktet e saj.

 

Sindi Xhillari

Sindi është vajza e pronarit të “Folie Terrace” Alban Xhillarit dhe gjithashtu edhe të “Millenium Group”. Bukuroshja është 21 vjeç.

 

Adela Masha, Freda Doçi

Adela dhe Freda janë dy bjonde të cilat shpesh krahasohen me Wilson Sisters tek filmi “White Chicks” por janë shoqe të ngushta. Gjithnjë të kuruara, sexy dhe gati për party të fuqishme. Familja e Adelës ka shkollën “Wilson” ku Adela është edhe presidente. Prindërit e Fredës kanë kompani ndërtimi dhe kompleksin “Lura” në Lalz.

 

Jonida Maliqi

Këngëtarja e njohur ka rënë në sy për stilin dhe pamjen e jashtme që në moshë shumë të re. Jonida zotëron “Unique Shop” me këpucë dhe veshje të cilat kanë çmime pak të kripura duke qenë se janë ekskluzivitete të Kenzo dhe firma të tjera prestigjoze, por duket se mjaftojnë për ta bërë bukuroshen të ketë një jetë mjaft vanitoze.

 

Elena dhe Erisa Male

Vajzat e biznesmenit Behar Male i cili zotëron “Nobis” dhe “Plaza Hotel”. Të dyja bukuroshet janë menaxhere tek bizneset e familjes.

 

Era Xhabafti

Vajza simpatike e familjes Xhabafti njihet për hijeshinë që ka kur shfaqet në jetën e Tiranës. Era nuk është vetëm e bukur por edhe shumë e zënë me punë. Ajo ka “Mini Invest”, kompani që merret me “Parmalat”, “Danone”, “Aktivia” etj, menaxhon “Liu Jo” dhe gjithashtu punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë.

 

Ersi Ngjela

Një personazh kontrovers, gjithnjë e zhurmshme dhe me stil të veçantë. Vajza e biznesmenes Shefikat Ngjela, Ersi, njihet për veshjet dhe lifestyle-in e saj të shtrenjtë. Të gjitha këto, bukuroshja i ka si pasojë e bizneseve familjare që përfshijnë “Insig”, “Birra Tirana”, Uji “Selita” etj.

 

Manjola Sulaj

Bahkëshortja e pronarit të “Taiwan” e cila menaxhon edhe pishinat e “Aquadrom”.

 

Ornela Muçaj

Arkitekte, punon me bashkëshortin i cili gjithashtu është arkitekt. Ata kanë një studio të suksesshme e cila duhet të sjellë goxha fitime nëse i hedhim një sy garderobës së Ornelës.

 

Krista Merkoçi

Fashion Blogger, dhe princesha e mamit. Familja e Kristës ka një farmaci dhe ekskluzivitetin e firmës “Korf” dhe “Dermastir”.

 

Armina Mevlani

Armina Mevlani u bë e njohur për publikun si Miss Albania por që në moshë shumë të vogël njihej nga shumica e njerëzve  si vajza e vetme e Arben Mevlanit dhe Moza Mevlanit, dy personazhe me shumë influencë në botën e medias dhe spektaklit. Bukuroshja shquhej që adoleshente për rrobat e shtrenjta dhe stilin e veçantë Punk/Rock. Më pas Armina kthehet në një Business Woman dhe hap dyqanin e saj më veshje “Delirium” ku merr brand-e eksluzive si Diane Von Furstenberg, Michael Kors, Giuseppe Zanotti etj.

 

Bora Kokëdhima

Rebelja e familjes Kokëdhima, Bora, shquhet për personalitetin e saj eksploziv dhe ndër të tjera edhe për brand-in “Savage” të cilin ja ka dalë ta prezantojë me shumë sukses në treg. Bjondia simpatike është vajza e deputetit Koço Kokëdhima i cili zotëron edhe shumë biznese.

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583