INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet pa parashutë nga 7600 m lartësi [VIDEO]

Hidhet pa parashutë nga 7600 m lartësi [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 31-07-2016

Një amerikan që merret me sportet ekstreme është bërë personi i parë që hidhet nga një avion në 7600 metra lartësi pa një parashutë dhe lëshohet mbi një rrjetë.

Luke Aikins, 42 vjeç, i cili ka bërë më shumë se 18 mijë hedhje nga lartësitë bëri një gjë unike në Simi Valley të Kalifornias në SHBA, që nuk ishte parë kurrë më parë.

Kërcimi u dha në transmetim live nga rrjeti FOX të shtunën në mbrëmje.

Ai ra në mënyrën më të mirë të mundshme në rrjetën që ishte vendosur për ta pritur atë, dhe pasi doli nga ajo shkoi me vrap të përqafonte djalin e tij Logan dhe bashkëshorten Monica,  që ishin pjesë e audiencës.

“Është e pabesueshme, është si të fluturoje,” thotë Luke, duke ngritur duart në qiell. “Kjo gjë sapo ndodhi, unë jam shëndoshë e mirë, dhe nuk kam fjalë ta përshkruaj,” shtoi ai duke falenderuar të gjithë stafin e tij, që kishin shpenzuar 2 vite për të realizuar këtë numër.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625