INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Act like a lady and think… Smart!

Act like a lady and think… Smart!

Publikuar më: 12:12 04-07-2016

Nga Kelvi Kadilli

Femrat ndihen krenare kur i referohen vetes me shprehjen “Act like a lady,think like a man” …e thënë ndryshe… Meshkujt janë më të zgjuar??? Me siguri askush nuk ndalon të mendojë se sa maskiliste është kjo shprehje! Ajo që vlen për t’u përmëndur është se shumë femra e përdorin këtë shprehje si moto të tyren,pa kuptuar se në një mënyrë ato po thonë se dinë vetëm të “act” dhe jo të “think”! Lind pyetja: Pse nuk e ka thënë dikush shprehjen “Act like a lady,think like a women”? Gjithnjë ka patur dialogje dhe debate mes gjinive në lidhje me pyetjen “kush jane më të zgjuar meshkujt apo femrat”, por mesa duket femrat e paskan pranuar haptazi që janë më pak të zgjuara se meshkujt! Sigurisht që ka shumë përjashtime,pasi ka dhe nga ato femra si Margaret Thatcher, e cila njihet për shprehjen e saj “Being powerful is like being a lady! If you have to tell people you are,you aren’t” “Të jesh e fuqishme është njësoj si të jesh një femër me klas,nëse të duhet t’i kujtosh njerëzit se je e tillë, atëherë nuk je!” Me pak fjalë, zgjohuni vajza! “Act like a lady and just think… smart!!! Ja disa nga femrat që kanë lënë gjurmët e tyre në histori dhe do të mbahen mënd gjatë për formën e të menduarit! 

"Nëse kënaqësia juaj varet nga ajo çfarë mendojnë të tjerët, do të jeni gjithnjë të zhgënjyer... Madonna"

"I mjerë është ai,kënaqësitë e së cilit varen nga leja e dikujt... Madonna "

"Bota do të ishte një vënd më i bukur sikur ta donim njëri tjetrin pak më shumë... Oprah Winfrey"

"Rreziku më i madh në jetë është të mos kesh guximin të rrezikosh... Oprah Winfrey"

"Papërsosmëria është e bukur,çmënduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh absolutisht qesharak sesa absolutisht i mërzitshëm... Marylin Monroe"

"Të kesh frikë është budallallëk,kështu është edhe pendesa... Marylin Monroe"

"Mos nguro të bësh një gjest të mirë për dikë dhe ji i sigurt se e njëjta gjë do të të kthehet... Lady Diana"

"Dua të jem një shpirt i lirë, disave nuk u pëlqen kjo gjë, por kështu jam unë... Lady Diana"

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030558109283447