INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të këqija nga Milan, përveç ndeshjeve klubi “çalon” dhe në financa

Lajme të këqija nga Milan, përveç ndeshjeve klubi “çalon” dhe në financa

Publikuar më: 15:42 26-10-2018

Pas ndryshimit të aksionerëve, Milani duhet të bëjë bilancet. Në lojë janë stadiumi i ri, milionat nga sponsorët dhe bllokada e UEFA-s, e cila përkohësisht e lejoi ekipin kuqezi që të luajë në Europa League, por çështja ende nuk është mbyllur.

Asambleja e ortakëve aprovoi bilancin e këtij viti, me një minus prej 126 milionë eurosh. Presidenti Paolo Scaroni tha se u humb më shumë se një e treta e kapitalit, por gjithashtu janë rikuperuar para edhe nga sponsorat.

Në të ardhmen pritet të merret një vendim shumë shpetj për stadiumin e ri, për të cilën presidenti theksoi se është mjaft i domosdoshëm për të ardhmen e klubit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332