INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jam këtu për të bërë historinë

“Jam këtu për të bërë historinë",presidenti i ri i Interi-t është gati për t’i kthyer “gjërat përmbys”[VIDEO]

Publikuar më: 15:36 26-10-2018

Interi kishte kohë që diskutonte për presidentin e ri dhe zëvëndësuesin e Thohir. Ky i fundit dha dorëheqjen nga klubi pas një afati mjaft të shkurtër qëndrimi dhe investimi marramendës.

Pritja ka mbaruar dhe tifozët e Inter-it duhet të jenë të lumtur tashmë pasi presidenti i ri quhet Steven Zhang dhe është vetëm 26 vjeç. Një moshë mjaft e re për të pasur në dorë një klub kaq të madh sa Inter-i, por ai i ka objektivat e qarta.

Nëpërmjet një video promocionale klubi ka njoftuar ardhjen e tij dhe shprehja me të cilën ai e mbyll është: “Unë jam gati. Po ju?”. Mesa duket, një epokë e re po afron për klubin “zikaltër” nën drejtimin e një të riu ambicioz.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225