INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë nga Anglia për dënimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos

Lajm i mirë nga Anglia për dënimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos

Publikuar më: 18:24 20-09-2018

Cristiano Ronaldo duhet të jetë gati për ndeshjen me Manchester United në Champions League muajin tjetër, pasi sulmuesi i Juventus pritet të marrë vetëm një ndeshje pezullim për kartonin e kuq në ndeshjen së mërkurës ndaj Valencia-s. Kjo është ajo që ka bër të ditur anglezja “The Guardian”.

Ronaldo do të mungojë ndeshjen e dytë të Juve-s ndaj Young Boys brenda në shtëpi, dhe UEFA mund të rrisë sanksionin nëse e vlerëson më serioz incidentin.

Mendohet se ai do t’i shpëtojë dënimit më shumë se një ndeshje. Ronaldo ka marrë karton të kuq në minutën e 29-të pas një përplasjeje me Jeison Murillo, por pamjet tregojnë se vendimi i arbitrit ishte i ekzagjeruar.

Article Logic
Execution time: 0.0040838718414307