INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrenalina/Sukses i Shqipërisë, organizoi në perfeksion “Euro Volley Women U-19” [VIDEO]

Adrenalina/Sukses i Shqipërisë, organizoi në perfeksion “Euro Volley Women U-19” [VIDEO]

Publikuar më: 17:51 20-09-2018

Për herë të parë në historinë e volejbollit shqiptar, vendi ynë organizoi Kampionatin Europian të Volejbollit për femra U-19. Një arritje më vete pas suksesit të ekipit kombëtar të femrave në Ligën e Europës, ku arritën të shkojnë deri në fazën finale.

Nga data 1, deri më 9 shtator 2018, në Tiranë dhe në Durrës, u zhvillua faza finale. Në këtë event, marrin pjesë gjithsej 12 ekipe, të ndara në 2 grupe. Ndeshjet u luajtën në mjediset e Akademisë Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, ku 6 skuadra u përballën mes tyre, ndërsa 6 skuadrat e tjera u ndeshën në sallën sportive të lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Si vend organizator, mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u rendit në vendin e fundit. Vajzat kuqezi ishin inferior karshi ekipeve të tjera dhe në grup nuk arritën dot të marrin asnjë fitore, madje qoftë dhe një set të vetëm, çka për trajnerin do të kishte qenë sukses.

3.jpg

Diferencat u dukën qartë edhe ndaj Italisë, ku pavarësisht se formacionit të dytë që kishin axurret, arritën të fitonin pa problem karshi ekipit shqiptar. E pranoi këtë diferencë edhe trajneri Roland Tarja dhe kapitenia e ekipit.

“Ishte diçka e mrekullueshme, të luash me kampionen e botës, nuk të ndodh shpesh. Skuadra jonë paraqiti një volejboll që i përshtatet aktivitetit. Mendoj se nga dita në ditë niveli ynë jep diçka më tepër. Luajtëm me kampionen e botës dhe 20 pikë në një set janë maksimumi për skuadrën tonë.

Me Bjellorusinë ishim shumë afër të fitonim një set, gjithashtu edhe kundër Bullgarisë. E meritonim një set. Gjithsesi, jam shumë i kënaqur me ndeshjet. Mendoj se nga ana mendore, teknike dhe taktike Kombëtarja jonë është një hap përpara.

Mendoj se për vajzat është një eksperiencë shumë e mirë, sepse nuk të ndodh të luash në finalet e Kampionatit Europian, të këtij evenimenti fantastik dhe do të jetë një nga kujtimet më të bukura të jetës së tyre” – u shpreh Roland Tarja.

Ndërsa kapitenia e ekipit tonë kombëtar Artiola Rexhepi është shprehur për mikrofonin e “IN Tv”: “Ne u munduam të japim maksimumin, edhe pse nuk kishim shumë kohë në dispozicion. Falenderojmë stafin teknik për mbështetjen.

Të gjitha vajzat kanë dhënë më të mirën, kanë punuar fort këto kohë. Natyrisht, mund të kishim bërë edhe diçka më mirë, por dihet niveli në këtë kompeticion, ku janë ekipet më të mira të botës. Kjo I shërben të ardhmes sonë, që padyshim do të jetë më e mirë, sepse po stërvitemi fort.”

6.jpg

Kampione Europe është shpallur Italia, e cila pasi ka marrë fitoren e vështirë me përmbysje ndaj Rusisë. Ndeshja ka qenë rivalizuese, një “luftë në parket” nga seti i parë deri në setin e pestë, tre setet e fundit janë fituar nga Italia që më në fund pas dy setesh të humbura gjeti çelësin e suksesit.

Ndërkaq Polonia i ka marrë vendin e tretë nga duart Turqisë, në një ndeshje po aq të luftuar sa finalja e zhvilluar në 5 sete. Të pranishëm kanë qenë zyrtarë të lartë, dy ambasadorët e vendeve finaliste dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602