INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e imagjinoni dot kë ka dashur të marrë Totti te Roma

Nuk e imagjinoni dot kë ka dashur të marrë Totti te Roma

Publikuar më: 18:46 20-09-2018

Në një rrëfim të tijin, Francesco Totti ka zbuluar se u përpoq të merrte Ronaldo-n (Fenomenin) dhe Zlatan Ibrahimovic te Roma, por “fatkeqësisht ne kishim një limit buxhetor”.

Ish-numri 10 i Italisë e kaloi të gjithë karrierën e tij te verdhekuqtë, por e fitoi titullin vetëm një herë, në 2001. “Unë gjithmonë kam thënë se duhen kampionë për të fituar,” - tha Totti për “La Republica”.

“Shpresoja që Ronaldo, Ibrahimovic, lojtarët m të mirë të botës të mund të vinin. Jo vetëm sulmues, por gjithashtu, edhe mbrojtës dhe mesfushorë të mirë. Fatkeqësisht ne kishim një limit, nuk e kishim forcën financiare për të shpenzuar te këta kampion. Vërtet, unë u përpoqa të sillja emra të paimagjinueshëm te Roma”.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098