INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm ndaj Cristiano Ronaldos dhe Juventus para ndeshjes së Champions

Sulm ndaj Cristiano Ronaldos dhe Juventus para ndeshjes së Champions

Publikuar më: 21:03 19-09-2018

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij te Juventus ishin objektivi i një blici me fishekzjarre në orën 3 të mëngjesit, si pjesë e një episodi të qartë huliganizmi, teksa kontigjenti bardhezi ndodhej në hotelin e tyre, të grumbulluar, para ndeshjes së të mërkurës ndaj Valencias, e vlefshme për takimin e parë të Grupit H në Champions League.

Sipar të deleguarit të qeverisjes vendore, Juan Carlos Fulgencio, “Një grup personash aktivizuan fishekzjarrë dhe kapsolla zhurmues jashtë hotelit rreth orës 3 të mëngjesit. Ata mbanin dhe valëvitnin një baner ofendues ndaj Juventus”, raportoi ‘Mail Online’.

Grupi i huliganëve ndezi kapsollat zhurmues në orët e para të mëngjesit, por Fulgencio siguroi se ishte thjeshtë një incident Ii vogël, një çështje e thjeshtë huliganizmi.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992