INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serie A jep vendimin, ja sa javë është pezulluar Douglas Costa

Serie A jep vendimin, ja sa javë është pezulluar Douglas Costa

Publikuar më: 19:35 18-09-2018

Sulmuesi i Juventus, Douglas Costa, është pezulluar me katër ndeshje nga Serie A për bërrylin dhe pështymën ndaj Federico Di Francesco.

Braziliani ka dalë nga loja me karton të kuq gjatë fitores 2-1 ndaj Sassuolo-s në Allianz Stadium. Ai është kapur nga kamerat duke pështyrë Di Francesco-n, të birin e trajnerit të Roma-s Eusebio.

Teksa dy lojtarët ishin duke debatuar në mesin e fushës, Costa pështyu kundërshtarin pas provokimit. FIGC e ka shqyrtuar incidentin dhe ka vendosur ta dënojë me katër ndeshje pezullim, pra një dënim i lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172