INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq për Shqipërinë, Holanda thotë JO, voton kundër hapjes së negociatave për në BE

Lajm i keq për Shqipërinë, Holanda thotë JO, voton kundër hapjes së negociatave për në BE

Publikuar më: 22:47 21-06-2018

Parlamenti i Holandës i ka thënë ‘JO’ hapjes së negociatave për Shqipërinë. 125 deputetë nga mazhoranca dhe opozita kanë votuar kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Holanda e kishte paralajmëruar më herët vendimin e saj, ndërsa sot ministri i Jashtëm holandez deklaroi se Shqipëria nuk është gati, pasi ka probleme me krimin dhe korrupsionin.

Më herët, në një artikulli me titull “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”, gazeta “De Telegraaf” theksoi se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së negociatave. Sipas saj, shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt 2025”, shkruan media holandez

 

Article Logic
Execution time: 0.004918098449707