INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E hidhur. Holanda vendos veton kundër Shqipërisë

E hidhur. Holanda vendos veton kundër Shqipërisë

Publikuar më: 16:33 21-06-2018

Ndërsa erdhën sinjale pozitive nga Gjermania në mbështetje të Shqipërisë për hapjen e negociatave, e kundërta ndodh me Holandën. Mediat vendase thonë prerë se Holanda do i thotë ‘jo’ Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Krimi dhe korrupsioni janë dy arsyet se përse Holanda refuzon hapjen e negociate të vendit tonë me familjen evropiane. Gazeta holandeze ‘De Telegraaf’, në një shkrim sot thotë se është Holanda ajo që po bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe se ajo do të vendose veton në Parlamentin Evropian në Bruksel në 28 dhe 29 qershor, kundër hapjes se bisedimeve BE-Shqipëri.
Me titullin, ‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, artikulli shkruan se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave. Sipas ‘De Telegraaf’, shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.
‘De Telegraaf’:
“Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025. Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më parë duhet bërë më shumë përparim në këto pika”.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002