INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Petrit Vasili reagon mbi vendosjen e vizave nga Holanda, akuza Ramës

Petrit Vasili reagon mbi vendosjen e vizave nga Holanda, akuza Ramës

Publikuar më: 15:53 24-08-2017

Pak ditë më parë ambasadorja jonë në Holandë ka përgënjeshtruar shumë lajme që lidhen me arsyet se përse shtetit Holandez mund të kthejë vizat për shqiptarët. Po sot një gazetë holandeze, 'De Telegraaf" , ka thënë se ambasadorja Aida Sakiqi, ka mohuar ekzistencën e një raporti nga Policia dhe Prokurori e Amsterdamit dhe Roterdamit për riktimin e vizave për shqiptarët, që në fakt është e vërtetë.
Për këtë çështje Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nga Facebook ka “sulmuar” Kryeministrin Edi Rama në lidhje me diplomacionë dhe sidomos për deklarata e ambasadores shqiptare në Holandë, Aida Sakiqi.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:
Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit. Gazeta holandeze 'De Telegraaf" kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze. Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demonstroi "kurajo" për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës. Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton...Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët e tij i ka fjollë.

Article Logic
Execution time: 0.0031318664550781