INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Elbasanit sërish në protestë për ndotjen nga fabrika e Bitumit. Balla: “Të ndërpritet puna”

Banorët e Elbasanit sërish në protestë për ndotjen nga fabrika e Bitumit. Balla: “Të ndërpritet puna”

Publikuar më: 17:14 24-08-2017

Banorët e tre fshatrave në Bradashesh të Elbasanit dolën sërish në protestë kundër ndotjes nga fabrika e bitumit dhe përpunimit të naftës në Metalurgji. Një shqetësim i tillë u ngrit edhe më herët, kur drejtuesit e kompanisë kishin premtuar që puna do të ndërpritej deri në marrjen e të gjitha masave për të garantuar shëndetin e banorëve përreth. Edhe pse u ndërpre për pak kohë, puna në këtë rafineri rifilloi pa marrë asnjë masë. Banorët e fshatrave Vidhas, Balldre dhe Bradashesh po vuajnë ndotjen e shkaktuar në këtë zonë nga fabrika e bitumit. Shqetësimit të banorëve i është bashkuar edhe deputeti socialist,Taulant Balla, i cili u ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje. Balla tha se i gjithë faji për këtë situatë është i institucioneve të mjedisit, të cilat janë inekzistente. “Jam shumë i shqetësuar për këtë çështje. Patëm marrë një garanci nga drejtuesit e fabrikës, por nuk kemi një fillim që gjithë këto lëndë të administrohen në një tubacion që më pas të filtrohet me standardet më të mira europiane”, tha Balla. Banorët nga ana e tyre edhe një herë shprehën shqetësimin që sjell derdhja e mbetjeve të kësaj fabrike në kanalet vaditëse, por edhe era e rëndë e cila, sipas tyre, e bën jetesën në këtë zonë shumë të vështirë. Nga ndotja tokat bujqësore të këtyre fshatrave thuajse kanë dalë jashtë përdorimit.

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232