INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do shkoni në plazh në fundjavë? Zbuloni si do jetë autostrada ''Tiranë-Durrës'', del njoftimi i rëndësishëm

Do shkoni në plazh në fundjavë? Zbuloni si do jetë autostrada ''Tiranë-Durrës'', del njoftimi i rëndësishëm

Publikuar më: 20:35 21-06-2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se deri nesër ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës do jetë plotësisht i hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të njoftojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë. Punimet në autostradë nisën rreth dy javë më parë, ndërsa pritet që të përfundojnë deri në fund të qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285