INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po gjejmë rehat, një herë vapë, një herë shi! Mësoni si do jetë moti nesër, merrni masat se ka surpriza [FOTO]

S’po gjejmë rehat, një herë vapë, një herë shi! Mësoni si do jetë moti nesër, merrni masat se ka surpriza [FOTO]

Publikuar më: 19:49 21-06-2018

Moti vijon të jetë i paqëndrueshëm edhe ditët në vijim. Të premten sërish priten reshje në pjesën e dytë të ditës. Sipas MeteoAlb Kthjellimet dominojnë thuajse të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në Veri dhe zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por vranësira lokale dhe shira të izoluar do të ketë në Veri – Verilindje dhe më pak shira në zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit por edhe mesditës duke variuar nga 13 në 30 – 31°C.

Era do fryjë mesatare por mbrëmja forcon erën në Veriperëndim ku shpejtësi pritet të shkojë mbi 55 km/h nga Verilindja duke krijuar në Jug dallgëzim 2 ballë por mbi 3 ballë, dallgët në Velipojë, Shëngjin. 

 

mitua.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719