INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju ikën muaji qershor pa bërë plazh? Ja surprizat që ju presin nesër, shihni si do jetë moti! [FOTO]

Po ju ikën muaji qershor pa bërë plazh? Ja surprizat që ju presin nesër, shihni si do jetë moti! [FOTO]

Publikuar më: 18:40 18-06-2018

Moti i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe shi pasdite, do të jetë prezent gjatë gjithë muajit qershor. Ndërkohë që nesër, vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin; më të dukshme në ekstremin Jugor. Serish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira afatshkurtër në Jug dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Edhe gjatë natës, shira të izoluar mbeten prezent në zona Qendrore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin territorial prej 32 – 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.

mti.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318