INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtetuesja në rrezik! Shkarkohet nga Vettingu një tjetër gjyqtar

Kushtetuesja në rrezik! Shkarkohet nga Vettingu një tjetër gjyqtar

Publikuar më: 10:50 16-07-2018

Sistemi i drejtësisë po shkon drejt kolapsit. Kupola më e lartë Gjykata Kushtetuese tashmë është jashtë funksionit të saj. Pjesa më e madhe e anëtarëve të saj nuk kanë mundur të kalojnë fazën e parë të Vettingut, ndaj dhe komisioni ka rekomanduar dhe shkarkimin e disa prej anëtarëve. Këtë të hënë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin, i cili është një nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të Vettingut.
Edhe për këtë gjyqtar KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastërtinë e figurës, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedentë. Pikërisht me këta persona thotë KPK Dizdari ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Por avokati mbrojtës i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave te lidhur me të është e justifikueshme.
Për sa i përket personi për të cilin KPK ka kontaktuar se është me precedentë, ai është nipi i tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445