INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush u mundua t’i bëjë keq?! Nga dashuria, te bllokadat dhe rivaliteti me Taynën e reperet e tjera, Melinda flet TROÇ!

Kush u mundua t’i bëjë keq?! Nga dashuria, te bllokadat dhe rivaliteti me Taynën e reperet e tjera, Melinda flet TROÇ!

Publikuar më: 10:30 21-09-2020

Melinda Ademi është kthyer në një nga reperet më të pëlqyera nga publiku në një periudhë të shkurtër. Ajo numëron miliona shikime në Youtube dhe këngët e saj janë hite. Deri më tani Melinda i kishte qëndruar larg intervistave dhe emisioneve, por së fundmi ishte e ftuar speciale në "Prive".

Në një intervistë për "Prive", reperja ka zbuluar shumë, duke iu përgjigjur pyetjeve për rivalitetin me reperet e tjera, bllokadën që i është bërë nga të artistë tjerë e deri tek jeta e saj private.

"Kam punuar shumë për të ardhur në këtë pikë. Për stilin tim unik dua të falenderoj Amerikën sepse kam patur shumë influencë prej muzikës. Sa për konkurrencën, personalisht nuk i shoh. Bllokada kam pas dhe vazhdoj të kem, por koha ime ka ardhur dhe nuk ka çfarë të më ndal. S'jam pishman për asnjë lëvizje që kam bërë, jam një njeri që mendoj vetëm për të ardhmen", u shpreh Melinda.

Melinda është komentuar shumë për diss-at ndaj repereve dhe e pyetur a ka rival në showbiz, ajo u përgjigj: "M'fal qysh? A kam unë rival a? Muzika ime është art, nëse ju pëlqen dëgjojeni, nëse jo s'di ça të them".

Sa i përket jetës personale, Melinda u shpreh: "Nuk kam qejf të flas për jetën time personale, por po zbuloj se nuk jam në lidhje, jam single".

-640-0-5f676e6e5f722.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326